Gjykata Supreme shfuqizon një dispozitë të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës

26 maj 2026 | 13:10

Gjykata Supreme e Kosovës shfuqizoi paragrafin 2 të nenit 61 të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili parashikonte humbjen automatike të së drejtës për ushtrimin e avokatisë në rast të mospagesës së obligimeve brenda afatit të caktuar nga kjo odë.

Gjykata konstatoi se kjo dispozitë i jepte Odës kompetencë diskrecionale për të vendosur afate më të shkurtra se ato të parapara me ligj.

“Statuti nuk kufizohet vetëm në operacionalizimin e ligjit, por ndryshon përmbajtjen materiale të tij, Ligji për Avokatinë nuk i ka deleguar Odës kompetencë për të përcaktuar afate më të shkurtra apo kushte më të rënda për humbjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit,” thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Gjykata theksoi se një rregullim i tillë cenon parimin e sigurisë juridike dhe hierarkisë së akteve juridike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Akademikun e madh shqiptar dhe Mikun tim, Prof. Dr.…