Gjykatat nisin punën pa prezencën e publikut dhe medieve

01 qershor 2020 | 11:33

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka bërë me dije se duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka marrë vendim që nga sot të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e medieve dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKShPK-së për masat kundër virusit Covid-19.

 

“Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati. Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë”, ka njoftuar KGjK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…