Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen Danimarka – Kazakistani (U21)

02 qershor 2022 | 16:14

Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 ndërmjet Danimarkës dhe Kazakistanit (U21).

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Besfort Kosumi. Kjo ndeshje zhvillohet më 4 qershor në orën 15:00.

Delegimi i radhës nga UEFA i gjyqtarëve nga Kosova edhe një herë dëshmon punën e mirë të tyre dhe rritjen e besueshmërisë tek organet e shtëpisë së futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen nuk është i interesuar për të nënshkruar me…