Gjyqtari humbet jetën gjatë ndeshjes (video)

20 maj 2019 | 12:09

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur botën e futbollit ka ndodhur në Bolivi me arbitrin Victor Hugo Hurtado që humbi ndjenjat në minutën e 47-të të sfidës së kampionatit bolivian mes Alaways Ready dhe Oriente Petrolero.

31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë mediat vendase raportojnë se sapo mbërriti në spital, pësoi një tjetër atak në zemër, duke humbur jetën.

Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga rojet e Libisë që të…