Gjyqtari spanjoll infektohet me Covid

11 janar 2021 | 13:46

Gjyqtari i njohur spanjoll, Antonio Mateu Lahoz ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është publikuar në mediat iberike, ku bëhet e ditur se 43-vjeçari nuk ka shfaqur simptoma dhe po qëndron në izolim, ku i duhet të qëndrojë larg detyrës derisa të rikuperohet.

Lahoz konsiderohet gjyqtari më i mirë i Spanjës. Ai ka debutuar në La Liga në vitin 2008, ndërsa në vitin 2011 ka marrë dhe stemën e FIFA-s. Gjithashtu, ai ka arbitruar në të gjitha nivelet ndërkombëtare të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Arben Fetoshi është aderimi i radhës në Partinë Demokratike…