Gjysma e punëve do të kryhet nga makineritë deri në vitin 2025

21 tetor 2020 | 14:06

Gjysma e detyrave të punës do të kryhet nga makineritë deri në vitin 2025, parashikon një raport i Forumit Ekonomik Botëror. “Revolucioni robot” do të krijojë 97 milionë vende pune në të gjithë botën, por do të shkatërrojë pothuajse po aq, duke i lënë disa komunitete në rrezik”, thekson raporti.

Sipas tij, punët rutinë ose manuale në administrata dhe në përpunimin e të dhënave janë më të kërcënuarat nga automatizimi.

Por, thuhet në raport, vende të reja pune do të hapen për këshillim, komunikim, vendimmarrje dhe ekonomi të gjelbër, transmeton Rel.

Hulumtimi i Forumit Ekonomik Botëror ka përfshirë 300 nga kompanitë më të mëdha në botë, të cilat punësojnë tetë milionë njerëz në të gjithë botën.

Më shumë se 50 për qind e punëdhënësve të anketuar kanë thënë se presin që të shpejtohet automatizimi i disa roleve në kompanitë e tyre, ndërsa 43 për qind kanë thënë se ndjejnë se do të mbyllen vende pune për shkak të teknologjisë.

Forumi Botëror Ekonomik ka thënë se pandemia e koronavirusit e ka përshpejtuar miratimin e teknologjive të reja, pasi firmat kanë bërë përpjekje t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe të gjejnë mënyra të reja të punës.

Forumi Botëror Ekonomik ka njoftuar se aktualisht rreth një e treta e detyrave të punës kryhet nga makineritë, ndërsa pjesa tjetër nga njerëzit, por deri në vitin 2025 “ky ekuilibër do të ndryshojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka mbajtur sot një…