Gjysmëfinalet: Irlanda – Kosova dhe Qipro – Monako

27 korrik 2018 | 13:57

Kosova U18 e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Kosova në luftë për një vend në gjysmëfinale e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 77:47 në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma. Në fazën e grupeve Kosova e ka shënuar një fitore bindëse ndaj San Marinos dhe një humbje nga Qipro në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në gjysmëfinalet që do të zhvillohen të shtunën, Kosova me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohet me Irlandën, e cila në fazën e grupeve nuk e ka regjistruar asnjë humbje, njëjtë si Qipro në grupin tjetër, e cila tani do të përballet në gjysmëfinale me Monakon. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:30.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe pran arkivolit…