Gliha: Andorra është ekip mjaft i mirë

09 tetor 2023 | 13:00

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha e ka vlerësuar kundërshtarin e së enjtes, Andorrës si mjaftë të fortë për faktin se ka pasur rezultate të mira dhe se ka një mbrojtje mjaft të fortë.

“Në këtë situatë në të cilën jemi aktualisht, mund të themi se e kemi një skuadër të re pasi kemi shumë mungesa. Andorra ka luajtur kundër Bjellorusisë dhe ndaj nesh baras, është mbajtur edhe ndaj Zvicrës dhe Izraelit, kështu që Andorra është ekip mjaft i mirë, e vështirë të shënosh gola kundër tyre, janë të ngjeshur në mbrojtje. Por, në futboll nuk i dihet kurrë se ça do të ndodhë, për mua është e rëndësishme që lojtarët nga liga e Kosovës të bëjnë lojëra të mira. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi”, ka thënë Gliha.

Kosova do të luajë me Andorrën të enjten në udhëtim dhe me Izraelin të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Beat Coli…