Gliha: Do të jem trajner i Kosovës, kam arritur marrëveshje me FFK-në

20 tetor 2021 | 16:31

Trajneri slloven Primoz Gliha mund të jetë përzgjedhës i ri i Kosovës në futboll. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gliha, i cili ka thënë se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja është duke kërkuar një zëvendësues për Bernard Challandës i cili u shkarkua pas humbjes nga Gjeorgjia.

“Është e vërtetë se unë jam pajtuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta udhëhequr ekipin kombëtar për dy ndeshjet e nëntorit dhe bashkëpunimi ynë i mëtejmë është në duart e drejtuesve të Federatës së Kosovës, natyrisht”, ka thënë Gliha. “I kam dëgjuar, po ashtu, disa emra të njohur në publik të cilët janë kandidatë (për trajnerë të Kosovës), por unë i shoh këto si thashetheme të zakonshme në futboll në raste të këtilla”, ka deklaruar Gliha.

Disa emra të mëdhenj janë përmendur për stolin e Kosovës gjatë këtij muaji, përfshirë Felix Magath, Walter Zenga dhe Roberto Carlos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka arritur në…