Gnabry refuzon ofertën e parë të Bayernit

03 qershor 2022 | 14:10

Serge Gnabry e ka refuzuar ofertën e parë të Bayern Munchen për ta rinovuar kontratën. Lojtari nuk është i kënaqur me pagën, duke kërkuar rritje të saj.

Drejtuesit bavarezë nuk e kanë ndërmend të bëjnë propozime të tjera më të leverdishme për lojtarin në aspektin e pagës, me lojtarin që tashmë është duke e menduar largimin nga “Allianz Arena”.

Të interesuar për shërbimet e lojtarit janë Arsenali dhe Real Madridi. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, kur dihet se ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman. Vlera e Gnabryt në treg aktualisht, sipas Transfermarkt,  është 70 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare…