Goditet grupi kriminal që merrej me falsifikim dokumentesh: Zbulohet çka u sekuestrua në 5 lokacione

11 tetor 2023 | 19:18

Sot është zhvilluar një aksion nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që kishte cak persona të cilët dyshohet se janë marrë me veprimtari të kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve. Pesë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tashmë është zbuluar se çka u sekuestrua në lokacionet ku janë kryer bastisjet.

Të dyshuarit janë prangosur pas kontrolleve që janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe në Mitrovicë të Jugut, ku në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

(21) pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,
(5) leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,
Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,
(4) telefona mobilë,
(1860) euro
(48700) lekë
(10) funta
(395) lira turke
(1) veturë me targa të Kosovës
(1) veturë me targa të Shqipërisë

Të dyshuarit, K.K., G.T., E.A., H.H., dhe E.R., kanë qenë objekt i hetimeve intensive që janë kryer nga Policia dhe Prokuroria, nën dyshimin se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe për të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Chelseas, Romelu Lukaku, ka thënë që ka duruar…