Gojani ndahet me Vëllaznimin  

13 mars 2023 | 12:28

Trajneri Arsim Gojani dhe pjesa e tjetër e shtabit teknik në skuadrën e Vëllaznimit kanë dhënë dorëheqje. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra kuqezi.

“Pas rezultateve negative të katër xhirove të para, kryetrajneri Arsim Gojani dhe shtabi teknik kanë ofruar dorëheqje të parevokueshme. Pas ndeshjes së sotme është mbajtur mbledhja e bordit drejtues të klubit, ku është miratuar dorëheqja e shtabit teknik dhe falënderojmë kryetrajnerin Gojani dhe shtabin teknik për kontributin e dhënë dhe angazhimin tyre të palodhshëm gjatë këtyre tre muajve”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Skuadra e Vëllaznimit renditet në vendin e fundit në Ligën e Parë, grupi A.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion ndërpartiak i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë…