Me ftesë të amerikanëve dhe anglezëve, deputetë të Kuvendit vizitojnë Tajvanin

13 mars 2023 | 12:22

Një delegacion ndërpartiak i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë udhëtuar në Tajvan – aleatin më të madh të SHBA-së në Azi.

Me ftesë të NDI, Instituti Kombëtar Demokratik i SHBA-së (NDI) dhe Fondacioni Westminster për Demokraci me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, deputetët do të marrin pjesë në Forumin e Hapjes dhe Monitorimit Parlamentar që organizohet në Tajvan. Parlamentarët nga Maqedonia e Veriut, Rumania dhe vende të tjera gjithashtu do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Përmes profilit të tij në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se gjatë këtyre ditëve, me një grup të deputetëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po qëndrojmë në Tajvan për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare, të organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Kombëtar nga ShBA).

“Sot u takuam me presidenten e Tajvanit znj. Tsai Ing-wen, të cilën e falënderova për mikpritjen në emër të delegacionit. Republika e Kosovës është krah çdo shteti demokratik dhe liberal, që mbron dhe promovon vlerat demokratike dhe të drejtat e liritë njerëzore, që mbron dhe promovon ekonominë e tregut të lirë”, ka shkruar ai.

Ai më tej ka shkruar se mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha dhe duhet të shfrytëzohen, sidomos në sektorin e TI, ku Tajvani është lider botëror, ndërkaq Kosova po prodhon profesionistë në këtë fushë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor i Tajvanit. Në këtë shtet tashmë janë vendosur mbi 120 zyre ekonomike nga shtetet kryesisht demokratike. Tajvani është ndër ekonomitë më të mëdha botërore, derisa edhe më tutje mbetet lider i prodhimit të çipave në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Bayern Munchen, Thomas Muller nuk do të jetë…