Mulleri nuk ftohet për dy ndeshjet e radhës

13 mars 2023 | 12:22

Anëtari i Bayern Munchen, Thomas Muller nuk do të jetë pjesë e listës së Gjermanisë për dy ndeshjet e radhës. Këta e ka konfirmuar trajneri Hansi Flick.

Mungesa e 33-vjeçarit vjen për shkak se Flick dëshiron t’i jap hapësirë lojtarëve të rinj.

“Kjo është diskutuar me të, unë dua t’u jap një shans lojtarëve më të rinj me ekipin kombëtar, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është në planet e mia për Kampionatin Evropian 2024. Pse duhet t’ia mbyll derën një lojtari të tillë përgjithmonë? Shikoni rëndësinë e tij aktuale për Bayernin. Ai është me të vërtetë i rëndësishëm, dhe unë jam shumë i lumtur për të”, ka thënë Flick.

Gjermania ndeshjen e parë për këtë vit e zhvillon më 25 mars në miqësoren ndaj Perusë, derisa tri ditë më vonë takohen me Belgjikën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende…