Gold AG dhe Meda sjellin këngën e re “Epopeja e Dukagjinit”

25 mars 2024 | 08:39

Gold AG dhe Meda kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Epopeja e Dukagjinit” mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti e muzika janë realizuar nga vetë reperi me orkestrim nga Alban Furtuna.

Për videon ndërkohë është kujdesur produksioni, MProduction.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube si dhe në platformat e tjera muzikore.

Arian Agushi (emri i vërtetë) këtë kohë ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore të reja.

Të njëjtit numërojnë fansa të shumtë, meqë janë në skenë prej shumë vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të cilët…