Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

20 qershor 2022 | 21:18

Reperi i njohur kosovar Arian Agushi dhe bashkëshortja e tij, Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Goldi, në një paraqitje në televizionin publik.

Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Atëbotë reperi nuk e pranoi zhvillimin, duke preferuar të mos e komentojë.

Foshnja pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator. Shumë urime çiftit!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas një agjende me shumë…