‘Gold Ag’ viziton Rexhep Selimin, nga Haga del me një këngë

29 qershor 2022 | 13:31

Këngëtari Arian Agushi, i njohur me nofkën “Gold AG” ka bërë me dije se e ka vizituar, Rexhep Selimin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari,  i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, i cili kësaj vizite ia ka dedikuar disa vargje.

Postimi  i Agushit pa ndërhyrje:

TAKIMI ME REXHËN

Pas një kohe prap u pamë

Po s’mujtëm kangës me ja thanë

E shtrënguam njëri tjetrin

Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?

Qysh jon knej kta krejt vllaznia?

M’tha ma mire kurr s’jena kon

Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun

Takimi mallin shkrinë si dielli borën

N’syt e tij shifsha liri

E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

Si Xhafo Idrizi mu duk vetja

Kur i shkoj n’Paris Avnisë

O Avni o trimi Xhafos

T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem

Do t’kalon edhe kjo sprovë

Kjo punë hajr le t’jetë për neve

E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

HAGË, 29 Qershor 2022”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzikanti i njohur, Travis Barker, është gjendje të rëndë shëndetësore.…