Golden State befasohet nga Toronto

31 maj 2019 | 13:13

Finalja e madhe e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA, ka nisur menjëherë me një befasi. Kanadezët e Toronto Raptors u janë imponuar 118-109 kampionëve në fuqi të Golden State në “Air Canada Centre”, duke siguruar kështu fitoren e parë në historinë e tyre në një finale të madhe.

Skuadra e drejtuar nga Nick Nurse kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, falë edhe mbrëmjes së magjishme të Pascal Siakam, që shënoi 32 pikë, ndërkohë që “Warriors”-at e privuar nga Kevin Durant nuk panë të mjaftueshëm kontributin prej 34 pikësh të Stephen Curry, raporton “tch”.

E nëse vlen shprehja se “dita e mirë duket që në mëngjes”, atëherë sfidat mes Torontos dhe Golden State me siguri do të jenë një seri e destinuar të dhurojë emocione të forta e ndoshta edhe rezultate surprizë.

Në “Air Canada Cetre”, kanadezët që militojnë në basketbollin amerikan patën mbështetjen e fuqishme të rreth 20 mijë spektatorëve, jo vetëm për shkak se ky është sezoni i dytë që “Raptors” pretendojnë bindshëm, por edhe sepse përballë kishin kampionët e dyfishtë në fuqi të NBA-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala janë përkujtuar sot në…