Vajza e Xhemajl Fetahajt: Babai im nuk i ka takuar asnjë krahu, por vetëm UÇK-së

31 maj 2019 | 13:13

Dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala janë përkujtuar sot në një akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së tyre në betejën e Koshares.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë Xhemajl Fetahaj ka një biografi të jashtëzakonshme për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Rënia e dëshmorëve tregon çmimin e lartë të pavarësisë dhe lirisë se Kosovës. UÇK-ja është projekti me produktiv i historisë Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa kryeministri u Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Xhemajl Fetahaj ka qenë njëri nga personat kyç për lirinë e Kosovës.

“Është një rast se si një familje shqiptare jep gjithçka për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Duke qenë kështu ne kemi për nder që t’i nderojmë gjithë këta persona për rrugën tonë deri në liri”, ka deklaruar Haradinaj.

Kurse ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka theksuar se përmes vlerësimit të heronjve të ‘Brigadës 138’ nderohet dhe beteja e Koshares.

Ndërkaq e bija e dëshmorit Xhemajl Fetahaj, Erza Fetahaj ka thënë se babai i saj nuk i ka takuar asnjë krahu, por vetëm UÇK-së.

“Ai nuk i ka takuar asnjë krahu, por i ka takuar vetëm UÇK-së”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigurimi i mbijetesës pa barazh dhe grumbullimi i 45 pikëve…