Golden State e fitoi finalen e parë

15 maj 2018 | 12:58

Golden State Warriors fitoi 119-106 ndaj Houston Rockets në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.

Kampionët e NBA-së zhvilluan një ndeshje të mirë, duke qenë superiorë në fushën në shumicën e kohës, duke e merituar fitoren. Houston e nisi më mirë takimin, duke qenë në avantazh në periodën e parë, por miqtë rikuperojnë në çerekun e dytë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në ekuilibër.

Në pjesën e dytë erdhi shkëputja e ekipit mik, që mori frenat e lojës në dorë, duke e dominuar në fushë. Durant me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për Golden State, mbështetur nga Thompson me 28 pikë e Curry me 18, një trio që bëri diferencën në parket, raporton “Telesport”.

Në kahun tjetër, Harden realizoi 41 pikë, ndërsa Paul realizoi 23 pikë e 11 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Houston.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një mjedis dinamik, konkurrues dhe me kërkesa të shtuara…