Golden State fitoi edhe përballjen e dytë ndaj Portlandit

17 maj 2019 | 13:15

Fitore me përmbysje e Golden State Warriors ndaj Portland Trial Blazers në ndeshjen e dytë finale të Konferencës së Perëndimit, me rezultatin e serisë që thellohet në 2-0.

Në “Oracle Arena” sfida u mbyll 114-111 për kampionët në fuqi të NBA-s, që rikuperuan plot 17 pikë diferencë, të krijuar në favor të Blazers pak para se të mbyllej pjesa e parë.

Warriors shpërthyen në fillim të periodës së tretë me tre trepikësha radhazi dhe me një rezultat të pjesshëm 13-0 e ngushtuan diferencën në 66-69, për të marrë më pas epërsinë në fund të këtij 12-minutëshi. Në periodën e fundit pati luftë të ashpër mbi parket, por vendësit falë dhe mbështetjes së publikut në “Oracle Arena” triumfuan me 3 pikë më shumë.

Edhe pse mungonte Kevin Durant, një nga më të mirët e skuadrës së Steve Kerr, Warriors u udhëhoqën nga Steps Curry, që realizoi plot 37 pikë, dha 8 asistime dhe rikuperoi tetë topa, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 24 pikë të tjera për vendësit. I rëndësishëm edhe “double-double” i Draymond Green, që firmosi 16 pikë e 10 rikuperime, ndërsa për Blazers nuk mjaftuan 23 pikët e 10 “rebound” të Damian Lillard dhe 22 pikët e CJ McCollum, raporton “ss”. Tashmë takimi i tretë i serisë finale do të zhvendoset në “Moda Center” të Portlandit, ku Blazers duhet të marrin revanshin, për të shpresuar te kualifikimi në finalen e madhe të NBA.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova,…