Golden State fiton finalen e parë ndaj Portlandit

15 maj 14:43

Golden State Warriors edhe pse nuk kishte Kevin Durantin, e ka nisur mbarë serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi mposhtën në ndeshjen e parë, Portland Trail Blazers. Shifrat e takimit ishin 116-96 dhe Warriors patën epërsi të lehtë në dy periodat e para dhe krijuan një diferencë prej 9 pikësh. Blazers reaguan në periodën e tretë dhe i ngushtuan shifrar, por më pas vendasit shpërthyen dhe realizuan 16 pikë më shumë në periodën e katërt.

Stephen Curry ishte fenomenal (36 pikë, 7 asistime, 6 rebound), duke arritur të realizojë me sukses nëntë realizime për trepikësh. Hera e dytë që e bën diçka të tillë në “play-off”. Në të shkuarën e kanë bërë Klay Thompson dhe Ray Allen.

Thompson ndërkohë ishte protagonist me paraqitjen e tij edhe në fitoren ndaj Blazerz, pasi arriti të shënonte 26 pikë. Draymond Green u ndal në 10 pikë, por në tabelë ishte “mbreti” i skuadrës së tij me 10 topa të rikuperuar. Damian Lillard në krahun tjetër shënoi 19 pikë, ndërkohë që spikati Enes Kanter me 16 topat e rikuperuar në tabelë dhe 10 pikët e realizuara.

Finalja e Konferencës së Perëndimit

Golden State W. – Portland Trail B. 116-94 (1-0)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara