Golden State i jep leksion Dallasit

23 maj 2022 | 12:20

Ekipi i Golden State Warriors e ka fituar me rezultat 109-100 ndaj Dallas Mavericks në finalen e tretë “play-off” në Konferencën e Perëndimit. Sukses që afron edhe më shumë ekipin kalifornian me titullin në këtë kah të NBA-së. Golden State tashmë udhëheq 3-0 serinë e takimeve, duke qenë vetëm një fitore larg titullit në Perëndim.

Ndonëse ekipi i Dallasit luante në shtëpinë e tij kjo s’mjaftoi për të fituar e rihapur garën. Miqtë bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua i zakonshmi Stephen Curry, autor i 31 pikëve e 10 asistime. Ai u mbështet mjaft mirë nga Wiggins, autor i 27 pikëve, ndërsa Clay Thompson e mbylli me 19 pikë. Një trio që bëri diferencën në parket.

Në kahun tjetër, skuadra e Dallasit mund të përkufizohet vetëm me Luka Donqiq, që ishte protagonist për të tijtë. Ai realizoi 40 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Mirë u paraqit edhe Brunson, që realizoi 20 pikë. Edhe ndeshja e katërt finale do të luhet në fushën e Dallasin.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston                       (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas            109-100 (3-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autobusi me rreth 50 turistë nga Kosova ka qenë duke…