Golden State marshon drejt mbrojtjes së titullit kampion

22 mars 2019 | 15:15

U luajtën gjashtë ndeshjet e radhës në NBA, kampionatin e basketbollit më të fortë në botë. Golden State Warriors nuk ndalet, duke marrë fitoren e radhës dhe vijuar rrugën e mbrojtjes së titullit të kampionit. “Luftëtarët” i kënaqën mbështetësit e vet në “Oracle Arena”, ku mposhtën Indiana Pacers. Rezultati përfundimtar ishte 112-89.

Basketbollisti më produktiv në këtë përballje ishte DeMarcus Cousin për vendësit, që regjistroi “double-double” falë 19 pikëve dhe 11 kërcimeve. Klay Thompson shënoi 18 pikë. Spikati në radhët e Indiana Pacers Tyreke Evans, me 20 pikë të realizuara.

Pas kësaj fitoreje, Golden State vijon të kryesojë Konferencës Perëndimore. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e plota dhe përmbledhjet e gjashtë ndeshjeve të NBA.

Rezultatet

Golden State Warriors – Indiana P.  112-89
Charlotte – Minnesota                         113-106
Washington – Denver                          108-113
Atlanta – Utah                                       117-114
Phoenix – Detroit                                 98-118
Sacramento – Dallas                            116-100

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Sulltan Novruzit, presidenti i Republikës…