Golden State mposhti Lakersat

03 shkurt 2019 | 13:35

Skuadra kampione e Golden State ka fituar 115-101 ndaj Lakersa-ve, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit.

Një ndeshje me luhatje, ku Warriors dominoi në pjesën e parë, ndërsa në periodën e tretë ishin miqtë ata që udhëhiqnin në fushë. Por gjithçka u vendos në minutat e fundit, ku u dalluan Thompson me 28 pikë e Durant me 27, ndërsa Cousins e mbylli me 18 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqitën edhe lojtarët e stolit, nga ku erdhën 30 pikë.

Te Lakers u ndje shumë mungesa e LeBron James, në stol, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Ingram me 20 pikë, ndërkohë që të pestë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Me fitore replikon edhe Denver, që mundi në sekondat e fundit 107-106 Minnesota jashtë fushe dhe qëndron në vendin e dytë në Perëndim.

Towns realizoi 31 pikë e 12 rebound për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denver u dalluan Beasley me 22 pikë e Barton me 20 (Jokiq e mbylli me një “triple double”, me 13 pikë, 16 rebound e 10 asistime). Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që triumfoi 131-115 në fushën e Washington, ndeshje ku diferencën në parket e bëri i zakonshmi Antetokounmpo, që realizoi 37 pikë e 10 rebound. Fiton edhe skuadra e Indiana, që falë 31 pikëve të Bogdanovic mundi 95-88 Miami.

Skuadra e San Antonio qëndron mes ekipeve më të mira pas fitores 113-108 ndaj New Orleans. 6 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge që ishte shënuesi më i mirë, autor i 25 pikëve e 14 rebound. Vazhdon momenti i mirë i Houston, që mundi 125-98 Utah Jazz në shtëpinë e këtij të fundit, ndeshje ku u dallua Harden që realizoi 43 pikë e 12 rebound. Kjo është ndeshja e 26-të radhazi ku ai realizon mbi 30 pikë. Fitojnë edhe Clippers, 111-101 ndaj Detroit, me Lou Williams që realizoi 39 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Detroit – Clippers                    101-111
Charlotte – Chicago                 125-118
Orlando – Brooklyn                 102-89
Washington – Milwaukee       115-131
Cleveland – Dallas                    98-111
Miami – Indiana                       88-95
Golden State – Lakers              115-101
San Antonio – New Orleans    113-108
Minnesota – Denver                 106-107
Phoenix – Atlanta                     112-118
Utah Jazz – Houston                98-125
Sacramento – Philadelphia     115-108

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një kërkim të thjeshtë në internet për detektivë privatë…