Golden State ruan shpresat për titull

11 qershor 2019 | 12:05

Skuadra e Golden State fitoi 106-105 ndaj Toronto në finale e pestë “play-off” në NBA, duke mbajtur të gjalla shpresat për titullin kampion. Kanadezët udhëheqin tashmë 3-2 serinë e finaleve, duke humbur shansin e parë për t’u shpallur kampionë.

Ndeshja e luajtur në Toronto ishte me rivalitet e spektakolare, teksa në fushë u rikthye pas një muaji edhe Kevin Durant. Gjithsesi, aventura e tij (11 pikë në 11 minuta) zgjati shumë pak, pasi la fushën e lojës i dëmtuar. Dyshohet se MVP i finaleve të vitit të kaluar ka dëmtuar Thembrën e Akilit.

Ndeshja ishte me dy pamje, më e mirë për Toronton në shumicën e kohës, madje kanadezët u shkëputën deri në 14 pikë në periodën e tretë. Ai që shkëlqeu për vendasit ishte i zakonshmi Kawhi Leonard, 26 pikë e 12 rebound për të. 6 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, por këtë herë kjo nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen dhe titullin.

Në kahun tjetër shkëlqyen Stephen Curry (31 pikë) e Klay Thompson, 26 pikë, një dyshe që në fundin e periodës së tretë dhe të katërt bënë diferëncën në fushë. Së bashku ata realizuan 12 gjuajtje të sakta nga distanca (7 Thomson e 5 Curry), duke qenë të papërmbajtshëm, raporton “telesport”.

Tashmë seria e ndeshjeve finale rikthehet në fushën e Golden State, që ka një tjetër shans për të mbrojtur titullin kampion. Gjithsesi, e sigurtë mungesa e Kevin Durant, që ka mbyllur sezonin dhe ndoshta nuk do të luajë më asnjë ndeshje deri në dhjetor. Ndërsa Toronto do të tentojë sërish mrekullinë, këtë herë në fushën e rivalëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se përpjekjet…