Gomez: Kam ëndërruar gjithmonë ta mbyll karrierën në Shtuttgart

29 qershor 2020 | 16:33

Mario Gomez i ka dhënë fund lojës së futbollit. Sulmuesi gjerman luajti sezonin e fundit me Stuttgartin në Bundesliga 2 dhe ndihmoi skuadrën e zemrës të rikthehet në elitë.

Diçka të tillë ia kishte premtuar vetes dhe e mbajti fjalën. 7 gola shënoi këtë sezon lojtari që mbush 35 vjeç më 10 korrik. Gomez ka luajtur me ekipe si Stuttgart, Bayern Munchen, Fiorentina, Beshiktash dhe Wolfsburg, teksa numëron 31 gola të shënuar me kombëtaren gjermane.

“Isha i sigurt që në fillim të sezonit që do të riktheheshim në Bundesligë. Kisha vendosur që ky do të ishte sezoni im i fundit te Stuttgart, në Gjermani dhe ndoshta si futbollist. Kam ëndërruar gjithmonë ta mbyll karrierën këtu”, ka thënë Gomez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 12 persona të…