Gomezi largohet nga kombëtarja

06 gusht 2018 | 12:10

Pas Mesut Ozil, tashmë kombëtarja e Gjermanisë nuk do të ketë më as veteranin Mario Gomez, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga përfaqësuesja.

“E kam pasur për nder të luaja me Gjermaninë në Kampionatin Evropian dhe Botëror, kam realizuar një ëndërr. Është koha për t’u lënë hapësirën të rinjve të talentuar, që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrën”, ka thënë Gomez.

Gjithsesi, në rreshtat e fundit të postimit të tij, Gomez e lë të hapur mundësinë e rikthimit, sigurisht vetëm nëse Low do të mendojë se ndihma e tij është e domosdoshme, raporton “tch”.

“Do të kthehesha vetëm nëse do të ndihesha gati dhe trajneri do të kishte vërtet nevojë për mua. Gjithsesi është koha për t’i përshëndetur, dashuria ime për Gjermaninë është e pamatë”, ka deklaruar Gomez.

33-vjeçari, pjesë e Shtutgartit në Bundesligë, ka qenë pjesë e “Pancerave” që nga viti 2007, duke regjistruar plot 77 ndeshje dhe 31 gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj,…