Goretzka qëndron edhe shumë vite në Bayern

22 gusht 2021 | 13:19

Leon Goretzka do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bayern Munchen dhe për pesë vitet e ardhshme. Dilema për rinovimin e mesfushorit gjerman tani ka marrë fund, me lojtarin që ka vendosur të qëndrojë dhe për shumë vite në Munchen.

“Sky” shkruan se Goretzka do të firmosë në ditët e ardhshme një kontratë deri në 2026 me një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh. Ai do t’i bashkohet kështu kolegut të tij, Joshua Kimich që gjithashtu do të firmosë deri në 2025 me kampionët në fuqi.

Këto mund të quhen pa dyshim dy blerjet më të rëndësishme në merkaton e verës për Bayernin që do të siguronte kështu shërbimet e dy prej mesfushorëve më të mirë gjerman në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas…