Gosens po shkëlqen me Gjermaninë, kërkohet nga Barcelona  

21 qershor 2021 | 13:44

Pas një sezoni shumë të mirë në radhët e Atalantës, Robin Gosens ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane dhe me paraqitjen e tij me kombëtaren gjermane në “Euro 2020”.

Sipas mediave italiane, Barcelona po e vëzhgon me shumë interes 26-vjeçarin, i cili do të ishte një përforcim ideal për repartin e prapavijë së klubit katalanas.

Drejtuesit e blaugranave kanë nisur kontaktet e para me klubin nga Bergamo për të kuptuar më mire situatën e krijuar rreth të ardhmes së mbrojtësit. Atalanta kërkon të përfitojë në maksimum në rast të shitjes së lojtarit dhe për këtë arsye nuk ka aspak ndërmend të pranojë ulje për kartonin e Gosens, që e vlerëson 35 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur seanca e tretë për ecurinë e…