Gotze, afër Milanit

25 mars 2020 | 16:54

Sulmuesi gjerman i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ka përfunduar si objektiv real i klubit italian, Milanit.

Gotze ka luftuar për kohë të lojës që nga kthimi i tij nga Bayern Munichu dhe ka pasur minutash të kufizuar në “Signal Iduna Park”. Situata e tij ka bërë që Gotze të mendoj largimin nga klubi gjerman dhe skuadrat e interesuara nuk mungojnë.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, Milani po vlerëson mundësitë e nënshkrimit të Mario Gotzes nga Dortmundi.

Ideja e “Rossonerëve” është që sulmuesi gjerman të transferohet si lojtar i lirë. Gazeta “Bild” kishte raportuar në mars se Fituesi i Kupës së Botës ishte i gatshëm të largohet nga pasi të mbaronte kontrata e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë…