Grabitet filiali i Bankës Ekonomike në Prishtinë

12 janar 2021 | 15:42

Të martën rreth orës 15:00 është grabitur filiali i Bankës Ekonomike në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje, ku raportohet se një i dyshuar ka marrë një sasi parash dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Borovci.

(A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Bruksel, ushtruesja e…