Granit Xhaka: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë

28 nëntor 2019 | 01:20

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Futbollisti me origjinë shqiptare, është prekur jashtë mase nga fatkeqësia e tërmetit, teksa së fundmi nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka bërë apel për ndihmë.

Në postimin e tij, Xhaka shton se është rritur me dashurinë për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ku së fundi është gjetur edhe…