Granit Xhaka në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

10 shtator 2019 | 18:03

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, është parë sot me tifozët kosovarë në Southampton të Anglisë ku sonte Kombëtarja jonë do të luaj me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Në një postim në Facebook që e ka bërë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet edhe Granit Xhaka.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Në përkrahje të shqiponjave tona me Kapitenin Granit Xhaka!

Me kapitenin e përfaqësueses së Zvicrës dhe ekipit të madh Arsenal, Granit Xhaka, për fitore dhe krenarinë e futbollit tonë.

Faleminderit Granit që e jeton çdo moment të suksesit të futbollit të Kosovës dhe aq shumë e do fitoren tonë!

Sonte urojmë së bashku që futbolli ynë të shkruajë historinë, në ndeshjen e 16-të pa humbje!

Këtu jemi për suksesin e shqiponjave tona!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e…