Graniti i bën një dhuratë të shtrenjtë Taulantit për ditëlindje

30 mars 2024 | 16:42

Granit Xhaka ka befasuar vëllain e tij, Taulantin, me një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij, një Mercedes G-Class.

Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes. Siç shihet në një storie në Instagram nga mesfushori i FCB-së, ai ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i tij, Graniti.

Në një video të shkurtër, Taulanti njoftohet me dhuratën e tij: një Mercedes G-Class i bardhë. Në videon e shkurtër Taulanti ka shtuar hashtag-un “dhurata për ditëlindje” dhe ka falënderuar vëllain e tij. “Faleminderit vëlla! Unë të dua!”, thitë ndër tjera në postimin e tij.

Dhurata për ditëlindjen e Granit Xhakës sipas çmimeve të tregut kushton shumë. Një Mercedes G-Class i këtij lloji kushton rreth 200 mijë euro.

Graniti uroi vëllain e tij edhe në rrjetet sociale duke shkruar: “Gezuar Ditelindjen vellai im. Së bashku hodhëm hapat e parë. Kur nuk kisha mbështetje, ti ishe aty për mua. Këshillat tuaja më kanë motivuar gjithmonë. Shëndet dhe më të mirat për ju dhe familjen tonë”, shkruan Graniti për një foto të përbashkët që është bërë me siguri në makinën e re.

Poashtu edhe babai i Taulantit e Granitit, Ragip Xhaka ka uruar birin e tij për ditëlindja. ”Mirësia dhe aftësia jote sportive të dallojnë, duke të bërë jo vetëm një lojtar të madh, por edhe një model për të tjerët”, ka shkruar ndër tjera në urimit e tij Xhaka.

Urimi i plotë i Ragip Xhakës:

Gëzuar ditëlindjen, Taulant! 🎉

Sot, ndërsa festojmë një vit tjetër të rrugëtimit tënd të jashtëzakonshëm, jam i mbushur me krenari dhe admirim për personalitetin e jashtëzakonshëm që je bërë. Pasioni yt për futbollin tregon jo vetëm aftësinë, por edhe dashurinë tënde për të. Ti vazhdon ti frymëzosh ata që të rrethojnë. Mirësia dhe aftësia jote sportive të dallojnë, duke të bërë jo vetëm një lojtar të madh, por edhe një model për të tjerët. Ky vit të sjelltë suksese edhe më të mëdha, si në fushë ashtu edhe në të gjitha aspektet e jetës suaj. Gëzuar për ty, biri im, futbollisti fenomenal dhe lideri frymëzues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesi Auron Tare ka sjellë në vëmendje fatin tragjik të…