Gravina: Nuk ka spektakël pa tifozë

20 qershor 2020 | 17:18

Presidenti i FIGC sheh sportin si të mangët pa praninë e tifozëve. Sporti ka filluar të rikthehet në normalitet sa i përket zhvillimit të garave, por jo edhe në tribunat e stadiumeve.

Janë tifozët ata që po i mungojnë sportit dhe për një gjë të tillë pajtohet edhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i cili thotë se ndeshje pa tifozë janë ‘gjysmë-spektakël’.

“Unë duhet të them se pa tifozët, është gjysmë-spektakli”, ka thënë Gravina. “Stadiumet do të rihapen sapo ne të jemi të mbrojtur nga virusi, falë vaksinës”, shtoi presidenti i FIGC.

Vaksina kundër Covid-19 nuk është zbuluar akoma. Duket se tifozët në Itali nuk do të kthehen në stadiume derisa një e tillë të zbulohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së,…