Grenell kërkon nga BE-ja të fillojë dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të fillojë të jep vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se duhet ndalur diskutimin dhe të veprohet nga Brukseli në këtë drejtim.
“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.
Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Stop the talk about visas and start giving out visas.
Chancellor Merkel told me directly that this is something that could start doing right away for certain workers. She said that in 2019….. https://t.co/mx9cB2bQ9k
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 5, 2021