Grenlanda, Trumpit: E hapur për biznes, jo për shitje

16 gusht 2019 | 16:35

Grenlanda ka hedhur poshtë pretendimet se është e gatshme për shitje, pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump ka diskutuar privatisht me këshilltarët e tij idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë.

“Ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”, ka thënë ministrja e Jashtme e Grenlandës, Ane Lone Bagger për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Trump pritet të vizitojë Kopenhagën në muajin shtator dhe Arktiku pritet të jetë pjesë e agjendës, gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, territorit autonom danez.

Bisedimet për blerje të Grelandës fillimisht janë raportuar nga The Wall Street Journal. Dy burime të afërta me këtë situatë i kanë thënë “Reuters”-it se fillimisht diskutimet kanë nisur si shaka, mirëpo më vonë janë trajtuar seriozisht nga disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë.

Politikanët danezë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj ideje.

“Ideja se Danimarka është duke shitur 50 000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, është plotësisht qesharake”, ka thënë zëdhënësi për Punë të Jashtme i Partisë së Popullit Danez, Soren Espersen.

Grenlanda është duke fituar vëmendje nga fuqitë e mëdha globale, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të lokacionit strategjik dhe burimeve minerale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…