Greqia regjistron numrin më të madh të turistëve në dekadën e fundit

15 qershor 2018 | 12:40

Në dekadën e fundit, Greqia ka qenë destinacioni evropian me rritjen me të madhe të numrit të turistëve, sipas mediave ndërkombëtare.

Ky sezon turistik pritet të jetë një vit rekord, pasi pritet që Greqinë ta vizitojnë rreth 32 milionë turistë.
Sipas shifrave, në vitin 1998 vizitorët arritën mbi 6 milionë, ndërsa në vitin 2010, kjo shifër shkojë mbi 15 milionë turistë. Këto të dhëna i bëjnë ekspertët të arrijnë në përfundimin se Greqia është destinacioni evropian me rritjen më të madhe të numrit të turistëve, por nga ana tjetër është kjo prurje është kthyer edhe në shqetësim për vendasit.

Ekspertët janë të shqetësuar nëse shteti i Evropës Jugore mund të përballojë këtë rritje në lidhje me mjedisin dhe banorët vendas. Kjo pasi gjatë muajve të verës rrugët janë të mbushura me njerëz gjatë gjithë ditës, zhurmat, kriminaliteti, ndotja e mjedisit.

Një nga destinacionet verore më shqetësuese është Santorini. Vendasit flasin për zhurmën e papërballueshme, trafikun dhe për çmimet e produkteve të përditshme që kapin qiellin gjatë verës. Një efekt më serioz dhe më i rrezikshëm i turizmit të pakontrolluar është dëmi në sistemin ekologjik të ishullit, ku ambientalistët vendosin këmbanat e alarmit.

Në Greqi, ishujt më të popullarizuar me turistë janë Santorini, Kreta, Korfusi, Rodosi, si dhe Mykonos-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i…