Grezda i kundërpërgjigjet Rejës: Jam i gatshëm ta përfaqësoj popullin tim

13 nëntor 2019 | 14:13

Trajneri  i Shqipërisë, Edy Reja ka konfirmuar se Eros Grezda e ka refuzuar ftesën e kombëtares kuqezi. “Më vjen keq për Grezdën, është lojtar me potencial, vendosi të mos pranojë ftesën. Askush nuk është Mesi dhe Shqipëria mbi të gjitha”, ka thënë trajneri italian.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigjja e futbollistit shqiptar. Futbollisti nga Kosova, ka thënë se gjithmonë është i gatshëm ta përfaqësoj Shqipërinë.

“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, me duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marr asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares. Sa me përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do te jem gjithmonë i gatshëm ta përfaqësoj popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq e zi”, ka thënë Grezda.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka thënë se…