Grezda: Kjo është arsye pse e zgjodha Osijekun

31 dhjetor 2017 | 10:24

Ngritja e madhe e Eros Grezdës si futbollist erdhi pikërisht te skuadra kroate, Lokomotiva Zagreb. Futbollisti gjakovar gjatë një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka treguar pse e zgjodhi pikërisht skuadrën e Osijekut për ta vazhduar karrierën e jo një skuadër tjetër jashtë Kroacisë.

“Po ashtu, pata mundësi t’i tregoj vlerat e mia menjëherë pas kalimit në Lokomotiva të Zagrebit, ndërsa kalimi im në skuadrën e Osijekut ishte mendim dhe vendim shumë i qëlluar pasi që ishte ekipi që nuk hezitoi dhe ishte më i shpejti në plotësimin e kërkesave dhe dëmshpërblimit tim te NK Lokomotiva”, ka thënë Grezda.

I pyetur se cila është skuadra më e madhe që e ka kontaktuar, Grezda është përgjigjur: “Ka pasur kontakte nga klube dhe kampionate të ndryshme, por NK Osijek ishte më i shpejti dhe besoj se nuk kam gabuar që e zgjodha pikërisht këtë skuadër për ta vazhduar karrierën time”.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përgjigjen e parë të intervistës dhënë për gazetën “Epoka…