Eros Grezda: Do të shënoj ndaj Skocisë

09 nëntor 2018 | 18:36

Eros Grezda dhe trajneri i Rangersit, Stiven Gerrard kanë qenë ditën e sotme në konferencë për shtyp para medieve para ndeshjes që do të luajnë me Madhëruellin të dielën në kampionat. Grezda u shpreh për mediet në lidhje me mundësitë e tij për të qenë titullar te Rangersi dhe ndeshjen e Shqipërisë me Skocinë.

“Po është një mundësi e mirë për mua pasi edhe shokët kanë qenë të pafat me dëmtimet. Është një ndeshje e madhe e rëndësishme për mua dhe skuadrën. Kam pritur për mundësitë e mia dhe tani do t’i shfrytëzoj”, ka thënë fillimisht Grezda.

Më pas gazetarët e kanë pyetur edhe në lidhje me ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë dhe Grezda është shprehur: Për të qenë i ndershëm, para se të vija te Rangersi nuk dija shumë për kampionatin skocez dhe kombëtaren, por tashmë e kam një vizion për këtë Ligë. Do të luajmë një ndeshje të madhe me Skocinë në 17 nëntor në Shqipëri. Do të kërkojmë patjetër fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje tjetër dielën këtu në kampionat, kështu që le ta kemi vëmendjen te kjo ndeshje.

Por një prej gazetarëve e ka pyetur Grezdën me shaka nëse do i shënojë gol portierit të skuadrës së tij në ndeshjen e Kombëtareve dhe ai është shprehur: “I kam thënë që do i shënojë, shpresoj që të ndodhë kështu”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elita politike ferizajase ka vëmendjen e plotë dhe fuqinë përfaqësuese…