Grezda: Transferimi te Rangersi, hap i madh në karrierën time

31 gusht 2018 | 19:02

Futbollisti Eros Grezda e ka vlerësuar si një hap përpara në karrierë transferimin në skuadrën e Rangersit.

“Kam ëndërruar që fëmijë që të luaj me një klub të madh, i mbështetur nga shumë tifozë. Pres me padurim të luaj para tifozëve. Mendoj se ishte koha e duhur për mua, që në moshën 23-vjeçare të kalojë në një ligë kaq të mirë dhe në një klub të madh si Rangersi. Ky është një hap i madh në karrierën time. Pres me padurim të luaj ndeshje zyrtare me tifozët. Klubi dhe tifozët presin shumë që unë të jap maksimumin. Unë jam lojtar i shpejtë dhe unë do të mundohem të shënoj gola”, ka thënë Grezda.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e IPKO Superligës, Drita ka regjistruar edhe…