Grosskreutz, Gotzes: Shko në Liverpool

25 shtator 2018 | 10:45

Ish-bashkëlojtari i Mario Gotzes, Kevin Grosskreutz, ka vlerësuar se ylli gjerman duhet të mendojë për një largim të mundshëm nga Borussia Dortmund.

Madje ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë ka thënë se Gotze duhet të transferohet në janar te Liverpooli.

“Më vjen shumë keq për momentin që po kalon Mario Gotze. Në Brugge, e gjithë skuadra nuk luajti mirë, por të gjithë kritikat shkuan për të. Do të ishte më mirë që ai të largohej gjatë merkatos së dimrit, si e vetmja mënyrë për ta rilindur karrierën. Mundësisht te Liverpool. Kloppi e njeh shumë mirë dhe mendoj se është ndër të vetmit që mund ta marrë maksimumin nga Gotze”, ka thënë Grosskreutz.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i…