“Gruaja” e Kanye West, Bianca Censori vjen nga një familje famëkeqe e krimit!

02 tetor 2023 | 12:10

“Gruaja” e re e Kanye West, Bianca Censori, e cila është bërë qendra e diskutimeve për shak të veshjeve të saj provokuese, vjen nga një familje kriminale në Australi.

“Gruaja” e re e Kanye West, Bianca Censori, e cila është bërë qendra e diskutimeve për shkak të veshjeve të saj provokuese si edhe për faktin se është përfshirë në një skenë seksuale publike me reperin në Venecia, vjen nga një familje kriminale në Australi.

Bianca, familja e të cilës është me origjinë nga Italia, lindi dhe u rrit në Australi ku xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, reputacioni i frikshëm i të cilit i dha atij nofkën “Al Capone of Melbourne”.

Babai i Biankës është Elia ‘Leo’ Censori, 69 vjeç, i cili bëri burg pas një dënimi për zotërimin e një importi të ndaluar heroine dhe mbajtjen e një pistolete.

I përshkruar si një figurë e rëndë kriminale nga një i afërm, Leo raportohet se ka kryer një vrasje në vitet 1990.

Na ana tjetër, xhaxhai i Bianca, Eris Censuri, është një vrasës famëkeq i bandave. Vëllai i tyre më i madh Edmondo, i njohur si Eddie Capone, ka një sërë dënimesh duke përfshirë sulmin ndaj policisë, vjedhjen dhe bërjen e kërcënimeve. I përshkruar si ‘një njeri i vogël, por i trashë’ ai ishte i përfshirë në biznesin e makinave te kasinove në Perth dhe Melburn.

Kanye West është fotografuar së bashku me partneren e tij, Bianca Censori, në një pozicion kompromentues gjatë pushimeve të tyre në Itali muajin e kaluar.

Pas aktit të pahijshëm, policia tani po heton për incidentin ku reperi ekspozoi të pasmet e tij të zhveshura ndërsa ishte në një varkë dhe Bianca u pa e gjunjëzuar para tij.

Burimet ndërkohë kanë teorizuar se veprimet tërheqëse të Bianca dhe Kanye mund të jenë pjesë e një publiciteti për të promovuar albumin e tij të ri. Ata pretenduan se ai aktualisht po planifikon një ‘rikthim’ të madh në karrierë – dhe se veprimet e tij dhe të ‘gruas’ janë të gjitha pjesë e një plani më të madh për t’i bërë njerëzit të flasin për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka deklaruar për…