Gruaja rreh burrin në këtë komunë të Kosovës

17 shtator 2021 | 09:56

Policia ka njoftuar se është raportuar për një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, është bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka  njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, ka dhënë dorëheqje…