Grubi: Ali Ahmeti nesër jep lajmin e madh!

21 shkurt 2024 | 12:38

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, ka bërë me dije se nesër (e enjte), lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti do ta jap një lajm të madh.

Grubi nuk ka specifikuar se për çfarë lajmi bëhet fjalë, por vetëm ka publikuar një foto të Ahmetit në ‘story” në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se Ahmeti do ta jap lajmin e madh nëpërmjet “Facebook”, duke filluar nga ora 11:00.

Maqedonia e Veriut në mars mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Nga partitë shqiptare opozitare, Arben Taravari është zyrtarizuar si kanidat për president të Maqedonisë.

Edhe BDI-ja ka paralajmëruar se do të dalë me kandidat për president, ku ndoshta Ahmeti nesër (e enjte) mund të jap lajmin e madh rreth kësaj çështjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit…