Grubi: Me u idhnu me BE na pajton Amerika, me u idhnu me Amerikën s’ka kush na pajton

02 qershor 2023 | 08:50

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ndërsa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ka deklaruar që duhet të jemi më të kujdesshëm në raport me Shtete e BAshkuara të Amerikës.

Grubi në një lidhje me emisionin “Opinion” deklaroi se sot Kosova dhe i gjitha Ballkani kanë nevojë më shumë se kurrë për SHBA-të, pasi ato janë një aleat dhe mbëhstetës i madh i vendeve të rajonit.

Duke komentuar deklarata e bëra nga politikanët e kosovës, Grubi tha se politika duhet të jetë më e kujdesshme, pasi nëse ka probleme me BE është SHBA që i zgjidh, por nëse ke probleme me SHBA nuk ka kush i zgjidh.

“Me u idhnu me BE na pajton Amerika, me u idhnu me Ameriken s’ka kush na pajton”, tha Grubi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e…