Grupi E / Kualifikohen Suedia dhe Spanja

23 qershor 2021 | 20:00

Suedia dhe Spanja janë dy kombëtarët e radhës që janë kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian.

Suedia e siguroi vendin e parë në grup, pasi e mposhti Poloninë me rezultat 3-2. Golat për suedezët i shënoi Emil Forsberg (2’, 59’), kurse një tjetër në fund të ndeshjes e shënoi Viktor Claesson, kurse për polakët dy golat i realizoi Robert Lewandowski.

Vendin e dytë në grup e mori Spanja, pas fitores me rezultat të thellë ndaj Sllovakisë (5-0). Dubravka dhe Kucka shënuan autogola, kurse nga një gol e shënuan Laporte, Sarabia de Torres.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë tjerë…