Guardiola: Do të luftojmë për të fituar sërish tripletën

15 prill 2024 | 15:01

Pep Guardiola përshëndeti skuadrën e tij që është ende gjallë për një tjetër tripletë të mundshme dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të përqafojnë mundësinë e pabesueshme për të luftuar sërish në të gjitha frontet.

City mposhti Lutonin 5-1 të shtunën, për të marrë kryesimin e kampionatit për herë të parë që nga nëntori, ndërsa vëmendja tani është kthyer te ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampioneve kundër Realit të mërkurën, përpara gjysmëfinales së Kupës FA kundër Chelseat.

“Është e pabesueshme të jesh sërish këtu. Çfarë privilegji. Pasi fituam atë që fituam sezonin e kaluar, ne jemi ende duke luftuar në Premier Ligë me 21 pikë të mbetura. Të mërkurën do të luajmë kundër Realit, me një shans për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me të gjithë energjinë që do të sjellin tifozët tanë. Dhe në Kupën FA të shtunën e ardhshme kundër Chelseat, luajmë sërish një gjysmëfinale. Ne do të përpiqemi që ta zgjasim garën javë pas jave. Ne kemi një shans. Nuk e di çfarë do të bëjnë Liverpooli me Arsenalin. Por ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe ushtrojmë presion mbi ta”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik…